Kosova
Kosovë: Prokuroria nis hetimet për helmimin e qytetarëve me ujë
Ngriten dyshime se helmimi është i qëllimshëm
Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet në lidhje me dyshimet për helmimin e qindra banorëve të komunës së Deçanit nga pirja e ujit.
Kështu ka thënë për AP zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, duke shtuar se nuk dihet ende se shkaktari i helmimeve është konsumi i ujit apo jo.
“Prokurori i shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’ rast prokurori i shtetit ka autorizuar edhe Institutin e shëndetit publik të marrë disa mostra për të bërë analizat dhe jemi në pritje deri në këto momente të rezultateve nga laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është deklaruar rreth situatës së krijuar ku ka njoftuar se 884 banorë të kësaj komune kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Ai në një konferencë për media ka thënë se ky problem po shfaqet për të dytën herë në këtë vend, gjë që sipas tij pushtetin lokal po e shtynë të mendojë se është diçka e qëllimshme.
“Deri më tani 884 pacientë i kanë pasur simptomat e njëjtë. Dy herë brenda një muaji e kemi pasur situatën e njëjtë, kështu që po na shtynë që të mendojnë që kjo është diçka e qëllimshme. Por, le të mbetet në dorën e Prokurorisë së Shtetit që t’i zhvillojë hetimet. Nëse vërtetohet se ka pasur helmim atëherë ne ndaj Ujësjellësit Regjional ‘Hidrodrini’ do të marrim masat ligjore në fuqi të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Po ashtu, Ramosaj ka potencuar se rezultatet kimike janë marrë ndërsa janë në pritje të atyre biologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Pejë.
Sipas tij, rezultatet në aspektin kimik tregojnë se uji nuk paraqet ndonjë problem dhe se mund të përdoret për pije, kurse rezultatet e atyre biologjike pritet të tregojnë dhe vërtetojnë shkakun.
“Ne kemi pasur katër takime me IKSHPK-në në Pejë. Rezultatet kimike i kemi marrë nga ata. Tani po i presim edhe rezultatet biologjike deri kah mbrëmja dhe pastaj duhet edhe analiza të tjera. Kimikisht është vlerësuar që nuk ka ndonjë telashe për përdorimin e ujit të pijes. Tani jemi duke pritur edhe analizat biologjike”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? Vala e të nxehtit po rikthen kujtimet e verës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Evropës... -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç -
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës












