Kosova
Kosovë, shumë qytetarë të prekur nga varianti i ri britanik
Specialistë të fushës thonë se në Kosovë më shumë të prekur ka nga varianti i ri, ai britanik, duke theksuar se ky variant përhapet edhe më shpejt në këtë shtet, transmeton albinfo.ch.
Kosova po përballet me numër jo të vogël të infektimeve dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve është varianti i ri i Covid-19.
Infektologu Shemsedin Dreshaj thotë se pjesa më e madhe e infektimeve në këtë valë të tretë janë me variantin e ri.
“Realisht varianti i ri është i përhapur në tërë Europën dhe mendoj se tash në këtë valën e tretë shumica e rasteve të reja të diagnostikuara i takojnë variantit të ri. Njëjtë është situata edhe në Kosovë. Mostrat që i kemi dërguar në Gjermani për testim dhe konfirmim kanë dalë që shumica dominuese e tyre janë të variantit të ri”, tha Dreshaj.
Ndërsa pulmologu Besim Morina thotë se varianti i ri e ka zëvendësuar coronavirusin e zakonshëm.
Sipas tij, ky variant shkakton ndërlikime më të mëdha në mushkëri.
“Për fat të keq ky variant tenton të jetë më shumë ngjitës. Në raport me variantin e vjetër është shumë më ngjitës dhe paraqitet me klinikë pak më të theksuar se varianti i vjetër. Prek edhe moshat e reja dhe zhvillon pneumoni shumë më shumë se varianti i vjetër.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve















