Lajme
Kosovë, vazhdon peticioni kundër shtrenjtimit të rrymës
Sipas organizatorëve, peticioni me mbi 10 mijë nënshkrime do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, nga i cili do të kërkohet që ta shfuqizojë vendimin për ngritjen e çmimit të energjisë
Rreth 70 subjekte joqeveritare dhe sindikale të Kosovës janë bashkuar për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për ngritjen e çmimit të energjisë për 5,18 për qind. Këto subjekte organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve Konsumatorë, po e zhvillojnë gjithandej Kosovës një peticion kundër ktij vendimi.
Sipas organizatorëve, peticioni me mbi10 mijë nënshkrimeve do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, nga i cili kërkohet që ta shfuqizojë vendimin e ZRRE-së. Në të kundërtën, sipas tyre, do të fillojnë me protestat gjithandej Kosovës, për faktin se ngritja e çmimit të energjisë konsiderohet barrë e madhe për qytetarët.
Organizatori i peticionit, Visar Azemi ka thënë se ky peticion kundërshton rritjen e çmimit të energjisë, e njëkohësisht kërkojmë që të amendamentohet ligji ku kërkohet edhe heqja e TVSh-së nga çmimi i energjisë elektrike si dhe ta anulojë vendimin mbi pantemën që, sipas tij, do të kontribuojë në çmimin e energjisë elektrike.
Edhe Yll Rugova nga shoqëria civile, thotë se peticioni është një farë forme e protestës, e cila, sipas tij, është edhe mënyrë më e mirë e reagimit ndaj rritjes së energjisë.
“Për shkak të një sistemi totalisht të paarsyeshëm tarifor, humbjeve komerciale dhe infrastrukturës së dobët, në dimër po përballemi me çmime absurde të energjisë elektrike. Tash këto çmime absurde do të jenë edhe për mbi 10 për qind më të shtrenjta. Peticioni definitivisht është njëfarë forme e protestës, andaj dhe është një mënyrë e mirë e reagimin ndaj rritjes së çmimit të energjisë”, tha ai.
Edhe Selatin Kaçaniku nga OJQ “Konsumatori”, thotë se reagimet kanë ardhur pasi që, sipas tij, është momenti që të bindet ZRRE-ja që t’i përmbushë obligimet e veta dhe të mos luajë me vullnetin e qytetarëve.
Mirëpo edhe nëse peticioni përfundon sot, Kuvendi i Kosovës nuk do të ketë mundësi ta procedoj për shqyrtim, për faktin se ka 5 muaj që është jashtë funksionimit. Prandaj edhe ZRRE duket se e ka shfrytëzuar vakumin institucional, dhe ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë për 5 për qind.
Kjo ngritje e çmimit konsiderohet barrë e rëndë për shoqërinë kosovare, e cila 30 për qind është e pa punë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












