Lajme

Kostot e energjisë elektrike do të rriten në Zvicër, por jo kudo me të njëjtin çmim

Është e sigurt se energjia do të bëhet më e shtrenjtë në Zvicër, por rritja e saktë varet nga disa faktorë, duke përfshirë kur kompanitë lokale të energjisë elektrike blenë furnizimin e tyre, strategjinë e tyre të çmimeve dhe nëse furnizuesit e prodhojnë vetë energjinë elektrike apo duhet ta importojnë atë, përcjell albinfo.ch.

“Të pafat janë ata, furnizuesi i të cilëve duhet të blejë energjinë elektrike. Çmimet kanë shpërthyer në treg dhe këto kosto u kalohen klientëve, sipas një raporti në Blick.

Si tregues i përgjithshëm, bazuar në një anketë të Shoqatës së Kompanive Zvicerane të Energjisë Elektrike, të kryer midis anëtarëve të saj, nga 100 kompanitë që u përgjigjën, gjysma do të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 30 për qind ose më shumë mbi tarifat e tyre aktuale.