Maqedonia
Kotzias pezullon takimin në Shkup, kërkon ndryshime kushtetuese nga qeveria Zaev
Siç bëjnë me dije mediat greke, ministri i jashtëm i Greqisë Kotzias ka pezulluar takimin e tij të paraparë këtë javë në Shkup, shkruan albinfo.ch. E përditshmja “Kathemerini” thekson se pala greke është e vendosur edhe për ndryshime kushtetuese në Shkup dhe e vlerëson me kritika qëndrimin e qeverisë së Zaev.
“Për qeverinë greke ndryshimi i emrit të aeroportit dhe autostradës nuk janë faktorë të mjaftueshëm. Mbetet e hapur nëse takimi do zhvillohet gjatë muajit mars,” shkruhet mes tjerash në artikull.
Maqedonia ka filluar ndryshimet Kushtetuese prej 1995, atëkohë me flamurin kombëtar; megjithatë fqinji jugor kërkon ndryshime shtesë. Qeveria e Zoran Zaev ka një shumicë të thjeshtë qeveritare dhe nuk mund ti sjell ndryshimet kushtetuese pa ndihmën e opozitares VMRO. Kjo do i komplikonte punët për zgjidhjen përfundimtare të kontestit të emrit, që po mban peng Shkupin nga integrimet euro-atlantike.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












