Kosova
KQZ: Mbi 18 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Më 29 gusht ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përfundojë më 26 dhjetor të këtij viti.
Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se në bazë të të dhënave, deri më 19 nëntor, përmes platformës elektronike janë pranuar rreth 18 mijë e 670 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 17 mijë 462, ndërsa 1 mijë e 205 të tjera janë refuzuar, transmeton albinfo.ch.
“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. Nga 17,462 aplikime të aprovuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%










