Kosova
KQZ: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare
KQZ paralajmëron përmbylljen e rinumërimit të vendvotimeve javën e ardhshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të të gjitha 2,557 vendvotimeve do të përfundojë gjatë javës së ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se pas përfundimit të rinumërimit, do të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Komisioni po punon maksimalisht që rinumërimi i të gjitha vendvotimeve të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të procedojë me shpalljen e rezultatit përfundimtar,” deklaroi Elezi.
Ai shtoi se subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), dhe procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. “Rinumërimi i heq dilemat mbi rezultatet dhe mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për shqyrtimin e tyre përpara certifikimit të rezultatit përfundimtar dhe përmbylljes së procesit zgjedhor,” tha Elezi.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar










