Kosova
KQZ: Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente, rritet pjesëmarrja e votuesve krahasuar me 9 shkurtin
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditura të dhënat më të fundit lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot në Kosovë, duke theksuar se procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë të rregullt.
Sipas Radoniqit, nuk janë shënuar incidente serioze që do të mund të cenonin mbarëvajtjen e procesit, përveç disa rasteve të izoluara teknike. Ai njoftoi se janë raportuar tri ndërprerje të energjisë elektrike në qendra të votimit, të cilat kanë zgjatur nga pesë deri në dhjetë minuta.
“Bazuar në informacionet nga terreni, procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt. Nuk kemi evidentuar raste që do të ndikonin negativisht në procesin zgjedhor”, deklaroi Radoniqi.
Ai falënderoi institucionet e rendit për angazhimin e tyre, si dhe KEDS-in për bashkëpunimin gjatë ditës së votimit.
Sa i përket pjesëmarrjes, Radoniqi bëri të ditur se deri në orën 19:00, sipas të dhënave preliminare nga 98 për qind e vendvotimeve, kanë votuar gjithsej 819 mijë e 859 qytetarë, apo 44.56 për qind e elektoratit. Kjo shifër paraqet rritje të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit, kur deri në të njëjtën orë kishin votuar 40.04 për qind, apo 789 mijë e 172 votues.
KQZ pritet të publikojë rezultatet e tjera zyrtare pas përfundimit të plotë të numërimit të votave.
E-Diaspora
-
Suedi
Histori frymëzuese nga Suedia: Mihrije Fejza specializon me sukses në stomatologji Shqiptarja nga Kosova përfundoi specializimin në një nga fushat më sfiduese të mjekësisë... -
Austri
Mes dy kulturave, një sukses, historia e Algjerina Ruhanit -
Moda Ademi shkëlqen në skenën e “Jaboro Nights” në Biel -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata -
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Raporti Botëror i Pasurisë: Shtohen dy milionë milionerë të rinj brenda një viti Tregjet e aksioneve në rritje të hovshme kanë zgjeruar ndjeshëm “klubin” e milionerëve të dollarit në... -
Zvicër: Parlamenti kërkon kontroll të rreptë të kufijve, por nuk ka para për ta realizuar -
Zvicra mobilizon 4,000 ushtarë për sigurinë e Samitit G7 në Evian -
Përdorimi i kokainës vazhdon të rritet në Zvicër -
Mërgata kosovare në Zvicër voton më 6 qershor në ambasadë dhe konsullata












