Bota
Krahasoi migrantët me minjtë, dorëhiqet politikani austriak
Politikani austriak, Christian Schlicher, i Partisë së Lirisë, ka dhënë dorëheqjen sot nën presionin e publikut, pasi kënga e tij antimigrim provokoi reagime të ashpra në Austri dhe më gjerë.
Kjo u konfirmua nga zëvendëskryeministri Heinz-Cristian Strache, kolegu i partisë Christian Schilcher, i cili tha se do të largohej nga partia FPO.
Ai jep dorëheqjen si zëvendëskryebashkiak i Braunau në Ina, ndryshe vendlindja e Adolf Hitlerit.
Në këngën Schlicher krahasohen migrantët me minjtë dhe paralajmërojnë për rrezikun e përzierjes së kulturave, njoftoi media austriake.
Kancelari Sebastian Kurz reagoi ashpër, duke kërkuar që dega e partisë së tij në Austrinë e Epërme të distancohej nga kënga.
“Zgjedhja e fjalëve është e neveritshme, çnjerëzore dhe thellësisht raciste“, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër












