Kosova
Kreu i Ushtrisë Zvicerane në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it
Brigadieri Laurent Michaud ka shërbyer si zëvendës-komandant i KFOR-it dhe kjo është hera e parë që një oficer i Ushtrisë Zvicerane ka marrë këtë funksion
Komandanti i Korpusit Thomas Süssli ka marrë pjesë të shtunën më 10 tetor në ceremoninë e ndërrimit të zëvendës-Komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR), Brigadierit zviceran Laurent Michaud në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Departamentit zviceran të Mbrojtjes
Brigadieri Laurent Michaud ka shërbyer si zëvendës-komandant i KFOR-it që nga tetori i vitit 2019, transmeton albinfo.ch.
Kjo është hera e parë që një oficer i Ushtrisë Zvicerane ka marrë këtë funksion, që nderon angazhimin e gjatë të Zvicrës për të stabilizuar vendin dhe Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës së tij, Shefi i Ushtrisë gjithashtu ka bërë edhe një vizitë nderi tek Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Italian Michele Risi, gjatë së cilës ata kanë diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë si dhe kontributin e Ushtrisë Zvicerane në KFOR.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













