Kosova

Krimet ekonomike në Kosovë, arrestohet hetuesi i dytë

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar një informacion të publikuar nga KALLXO.com për arrestimin e një hetuesi të lartë të Policisë së Kosovës

Është bërë e ditur se edhe një hetues tjetër i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kështu, numri i hetuesve policorë të arrestuar sonte shkoi në 2, pas arrestimit pak orë më parë të hetuesit të lartë të Krimeve Ekonomike, Lavdim Osmani, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se hetuesi i dytë i arrestuar dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sa i përket hetuesit të parë, Lavdim Osmani, kallxo.com merr vesh se ai është arrestuar në vepër, duke marrë 1,450 euro ryshfet.

Inspektorati Policor i Kosovës konfirmoi lajmin e publikuar për arrestimin e Lavdim Osmanit.

Sipas IPK-së, dy persona janë arrestuar në fillim të aksionit dhe se njëri prej tyre është zyrtar policor. Operacioni, sipas IPK-së, po vazhdonte.

Zytarët policorë tutje shtuan se aksioni është duke vazhduar.