Integrimi
Kritika Gjermanisë, nuk po i trajton mirë emigrantët
Berlinin është kritikuar për trajtimin e emigrantëve dhe azilkërkuesve
Ashtu si të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, edhe Gjermania duhet raportojë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë për gjendjen e të drejtave të njeriut.
Sipas Rolando Gomez, zëdhënës i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ky proces i Rishikimit Periodik Universal (UPR) nuk klasifikon shtetet “e këqinja” dhe “të mira”.
“Mes të gjithë shteteve mund të ketë dhunues të të drejtave të njeriut, ndaj Këshilli duhet të merret më shumë me ta. Por ky proces nuk duhet të shihet si një mjet për të denoncuar vende të tjera”, thotë Gomez, citon DW .
Qëllimi kryesor i procesit është të shohë se si janë zbatuar rekomandimet e OKB në vende të ndryshme dhe të japë alternativa se si mund të zbatohen më mirë.
Sipas përfaqësuesit të rrjetit të përfaqësuesve në Gjenevë, Theodor Rathgeber, grupi ishte kritik për Gjermaninë sa i përket çështjes së azilit dhe migracionit.
“Për shembull ka shumë mister kur familjet shkatërrohen për shkak të deportimit, edhe pse ka ligje që mund të japin një tjetër vendim”, thotë Rathgeber.
Ndërkohë që Qeveria e Gjermanisë raporton për masat që ka marrë për të mbrojtur refugjatët, OJF-të numërojnë problemet, për shembull trajtimi i refugjatëve nga Siria.
Por nuk është vetëm raporti i shkruar ai që do të ndikojë në gjykimin e Gjermanisë në Gjenevë. Shumë e rëndësishme është edhe mënyra se si një shtet e prezanton veten.
Më 2009, Gjermania prezantoi një raport, që nga kritika u quajt si mbrojtës. Por Gjermania fitoi pikë pasi dërgoi dy ministra të rinj në Gjenevë të cilët u treguan vetëkritikë gjatë prezantimit të raportit. Kësaj here delegacioni gjerman do të përfaqësohet nga Komisioneri Federal për të Drejtat e Njeriut, Markus Löning.
Berlini nuk ka pranuar më herët rekomandimet që do të rrisnin të drejtat e emigrantëve, duke përfshirë edhe ata me status ilegal. “Amnesty International” ka deklaruar se nuk është e kënaqur me zbatimin e rekomandimeve nga ana e Gjermanisë në vitin 2009.
Sipas Peter Splinter, përfaqësues i organizatës në Gjenevë, nuk mjafton të pranohen gabimet, por të bëhet diçka. “Unë mendoj se Gjermania duhet të veprojë më mirë sa i takon një debati kombëtar për raportin,” thotë ai .
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader












