Lajme

Biden: Trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan edhe pas afatit

Kriza në Afganistan: Tupat amerikane mund të qëndrojnë edhe pas afatit të tërheqjesm në rast nevoje

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se trupat amerikane mund të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të tërheqjes, pasi luftëtarët talebanë të armatosur nuk po i lejojnë të evakuuarit e dëshpëruar të  arrijnë në aeroportin e Kabulit, shkruan BBC.

Biden dëshiron që forcat amerikane të largohen deri në fund të këtij muaji, por  gati 15,000 qytetarë amerikanë janë bllokuar në vend.

Presidenti amerikan i tha ABC News se trazirat në Kabul ishin të pashmangshme.

Uashingtoni është zotuar të evakuojë të gjithë qytetarët amerikanë që kanë mbetur atje, së bashku me 50-65,000 afganë – siç janë ish përkthyesit e ushtrisë amerikane.

Në total, Amerika ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më sot, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit.

Pentagoni u ka thënë gazetarëve se synon të zgjerojë transportin ajror në 9,000 persona në ditë.

Rreth 4,500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të Aeroportit Ndërkombëtar Karzai në kryeqytetin e vendit.

 

Që nga e diela 12 persona janë vrarë në dhe përreth aeroportit, tha një zyrtar taleban për agjencinë e lajmeve Reuters.

 

Vdekjet u shkaktuan nga të shtëna armësh.