Lajme
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete
Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci
Deputetja e deritanishme, Ermina Lekaj Prljaskaj, nga Bashkimi i Shqiptarëve në Kroaci, sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura të mërkurën nuk ka arritur të sigurojë mandatin e deputetit. Po ashtu më pak vota ka fituar edhe kandidati tjetër shqiptar, Dr. Shoip Shoipi, përcjell albinfo.ch.
Armin Hodzhiq, kandidat i Koordinimit Kombëtar të Boshnjakëve në Kroaci, ka fituar mandatin e deputetit, me ç’rast do të përfaqësojë pesë pakicat kombëtare në Parlamentin kroat.
Gjegjësisht, sipas të dhënave të përpunuara nga 99,5 për qind të vendvotimeve, Hoxhiq ka marrë votat e 3328 votuesve, ndërsa Lekaj Prljaskaj 2239 votues.
Hoxhiq do të përfaqësojë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.
Sipas të dhënave të përpunuara me 99,53 për qind të qendrave të votimit, Furio Radin do të përfaqësojë pakicën kombëtare italiane në një mandat tjetër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze











