Lajme
Kroacia, anëtarja e 28 e BE-së
Një minutë pas mesnatës, Kroacia u bë zyrtarisht anëtarja e 28 e Unionit Evropian, duke e shtuar bllokun me një anëtar të ri që nga zgjerimi i fundit në vitin 2007
Ky vend me 4.4 milionë banorë është vetëm vendi i dytë i dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që përfshihet në Bashkimin Evropian. Sllovenia u bë anëtare në vitin 2004.
Anëtarësimi shënon një moment historik në kapërcimin e të kaluarës së përgjakshme të luftës së viteve 1991-1995 për pavarësi, ku gjetën vdekjen rreth 20 mijë vetë.
Mijëra vetë kanë dalë për të festuar në të gjithë vendin. Aktivitetet e planifikuara të zhvillohen në Zagreb përfshijnë shfaqje për dhjetëra udhëheqës të BE-së dhe vendeve të rajonit që janë mbledhur në kryeqytetin kroat me këtë rast. Ceremonitë do të mbyllen me fishekzjarrë dhe luajtjen e himnit të BE-së.
“Mirëserdhët në Bashkimin Evropian”, ka thënë në gjuhën kroate presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
“Realiteti kroat, pavarësisht nuancave me të cilat e përjetojmë, është krejtësisht ndryshe nga ai kur kemi nisur rrugën për pavarësi dhe për krijimin e shtetit tonë. Dhe, pikërisht këtë realitet, sot e festojmë me krenari”, ka thënë presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, në dollinë me të ftuarit në darkën solemne në Zagreb.
Kryeministri Zoran Millanoviq ka falënderuar mysafirët e vendeve të tjera evropiane për rëndësinë që i kanë dhënë momentit.
“Prania e të gjithë juve në këtë mbrëmje na mbush me krenari të veçantë, ndërsa mua më frymëzon që me bindje më të madhe ta shoh gjysmë të mbushur këtë gotë dhe jo gjysmë të zbrazur”, ka thënë Millanoviq.
Në mesnatë, himni evropian është dëgjuar në Zagreb, Split, Rijekë, Osijek, Dubrovnik dhe disa qytete të tjera më të vogla kroate.
Qytetarët kanë festuar gjithandej dhe për sigurinë e tyre, vetëm në Zagreb janë angazhuar rreth 1,100 policë. Për shënimin e kësaj ngjarjeje janë akredituar rreth 700 gazetarë nga të gjitha kontinentet.
Megjithëse anëtare e plotë e BE-së, Kroacia nuk do të jetë menjëherë pjesë e Schengenit, zonës së udhëtimit pa viza, as nuk do të përdorë monedhën euro.
Anëtarësimi i Kroacisë në BE ndodh në kohën kur ajo tashmë ka hyrë në vitin e pestë të recesionit dhe ka një papunësi prej 20%.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












