Turizëm
Kroacia ka nevojë për 20 mijë punëtorë sezonalë, faji qëndron te emigrimi masiv
Emigrimi i kroatëve në vendet tjera të BE-së i ka sjell dëm edhe turizmit vendor. 20.000 vende të lira punësimi në gastronominë kroate.
Nga riviera kroate deri të plazhet bullgare gastronomia dhe hoteleria përgatiten për një sezon rekord, shkruajnë mediat gjermane. Kjo për shkak se turistët e Gjermanisë dhe Austrisë e kanë tërhequr Turqinë dhe Tunizinë nga vendet e tyre të preferuara për t’u vizituar gjatë verës.
Kroacia vjet priti 18.7 milion mysafirë, ndërsa sivjet numri mund të rritet. Përkundër kësaj, ka një problem: hotolieritë dhe restorantet e shtetit të adriatikut kanë mungesë të madhe të kuzhinierëve dhe kamarierëve.
Arsyeja: pas futjes së Kroacisë në BE, vendi është zbrazur tej mase dhe ka mungesë të forcës punëtore. Veçanërisht nga ky eksod është prekur rajoni i Slavonisë, përcjell albinfo.ch. Një shembull: Në Vukovar gjatë tre viteve të fundit është zvogëluar numri i banorëve për dhjetë përqind.
20 000 vende të lira në gastronomi
Momentalisht në gastronominë kroate ka nevojë për 20.000 punëtorë të ri. Kroacia mendon ta zgjidhë këtë duke marrë punëtorë nga Bosnja, Maqedonia dhe Serbia.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter Transmetuesit publik zviceran RTS dhe SRF po reduktojnë në mënyrë drastike komunikimet e tyre përmes rrjetit...
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vitesh
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital