Të tjera

Kroacia kërkon punëtorë të huaj

Industria e turizmit e Kroacisë, një motor kyç i ekonomisë, i kërkoi qeverisë të lejonte më shumë punëtorë të huaj, në këtë sektor për të ndihmuar stafin e bareve dhe restoranteve, gjatë sezonit turistik.

Kroacia, anëtari më i ri i Bashkimit Evropian, është shumë i varur kryesisht nga turizmi veror, me industrinë që kontribuon pothuajse 20 për qind ndaj prodhimit të brendshëm bruto, transmeton ‘Scan’.

“Përpara sezoni turistik, situata me fuqinë punëtore është kritike dhe hapja e disa kapaciteteve turistike, duke përfshirë bare dhe restorante, është në rrezik”, tha shoqata e firmave turistike të Kroacisë (HUT) dhe shoqata kombëtare e punëdhënësve (HUP) një ankesë e përbashkët ndaj zyrtarëve, përcjell albinfo.ch.

Në dhjetor, Kroacia ngriti numrin e licencave për punëtorët e huaj për 2019 në 65,100 nga 38,769 që ishte vitin e kaluar.

Sektorët që vuajnë më shumë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar janë turizmi, ndërtimi, shitja me pakicë, prodhimi dhe transporti.

Punëtorët e huaj që vijnë në Kroaci janë kryesisht nga shtetet e Ballkanit jashtë BE, por disa gjithashtu vijnë nga vende më të largëta si Ukraina apo edhe vendet aziatike.