Kosova
Kryediplomati austriak nesër viziton Kosovën
Alexander Schallenberg do të takohet me Osmanin, Kurtin dhe Gërvallen
Nesër, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, do të vizitojë Kosovën. Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, transmeton albinfo.at.
Thuhet se “temë e diskutimit do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, zonja Gabriele Juen, theksoi se në agjendë janë edhe një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë si dhe ushtarët e Austrisë, që shërbejnë në kontingjentin e KFOR-it në Kosovë.
“Temë e takimeve do të jetë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, lufta dhe agresioni rus në Ukrainë si dhe impakti i kësaj lufte në Ballkanin Perëndimor”, tha për RTKlive zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Gbariele Juen.
Austria është angazhuar vazhdimisht për proceset euro-integruese të vendeve të Ballkanit dhe i ka inkurajuar vazhdimisht ato.
Ndryshe javë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkoi kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz










