Lajme

Hoti takohet sot me presidentin francez, Macron

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar dje për në Paris, pasi sot pritet ta takojë presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize, përcjell albinfo.ch.

Pas këtij takimi, të premten presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të mbajnë një video samit mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.