Kosova
Sekretariati i KQZ-së: Ende nuk e kemi të qartë situatën me helmimin
KQZ-ja pritët të vendosë se si do të veprohet më tutje me këta zarfe
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, teksa ka theksuar se do të ofrojnë sigurinë maksimale që të mos preket integriteti i procesit zgjedhor.
Përveç kësaj, Halimi bëri të ditur se bashkë me votat e ardhura nga Serbia, janë edhe zarfe nga shtete të tjera. Derisa tha se KQZ-ja pritët të vendosë se si do të veprohet më tutje me këta zarfe, raporton KP.
“Ende nuk e kemi situatën e qartë, aty kanë ardhur zarfe nga shtetet e tjera, por edhe nga Serbia. Procesi i verifikimit ka vijuar gjatë këtyre ditëve. Po besoj më pastaj do të kemi një pasqyrë më të qartë për gjitha këto pretendime që i kemi. Është çështje e vendimmarrjes së KQZ-së, ju e dini që zarfi përbën material të ndjeshëm. Tashmë është në pronësi të KQZ-së, ai do të vendosë se si do të veprohet me këtë material të ndjeshëm, por ne jemi të interesuar që të ofrojmë sigurinë maksimale në këtë material dhe të mos ketë prekje në integritetin e procesit zgjedhor”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga















