Kosova
Kryetari i Komunës Piana Degli Albaneze, këshilltar i Haradinajt
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur të premten mbrëma delegacionin e arbëreshëve të Italisë.
Aty kryeministri tha se dëshirojnë që të bashkëpunojnë më shumë me arbëreshët e Italisë.
“Unë besoj qe lidhja jonë me ju nuk është vetëm lidhje e gjakut mes shqiptarëve, është edhe lidhje e shqiptarëve me Italinë. E kemi lidhë më shumë edhe Italinë me shqiptarët. Jam i bindur që qeveria e Italisë jo vetëm e përkrah këtë lidhje. Dëshirojmë të ju përkrahim e ndihmojnë edhe në ruajtën e traditës, gjuhës, por dëshirojmë të shkëmbehemi në ekonomi e kulturë, dhe ndjenja njerëzore të dashurisë”, tha ai dhe shtoi se “ju jeni ata qe i kenë mbet besnik vetës”.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka emëruar këshilltar të jashtëm Rosario Petta, kryetar i Komunës Piana Degli Albaneze në Itali.
Ndërsa ministri i Diasporës, Dardan Gashi tha se shpreson që këto ditë të organizuara për arbëreshët të jenë vetëm fillimi dhe shtoi se beson se këto aktivitete që i kanë filluar të jenë të përhershme.
Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ka shqiptarë kudo në botë, shkruan 21media, përcjell Albinfo.ch.
“Jemi popull jo problematik, jemi popull paqedashës. Gati çdo i treti jeton jashtë vendit. Kudo shqiptarët janë të integruar. Shqiptarët nuk i kanë humbur traditat dhe vlerat”, tha ai.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











