Futboll

Kryeziu huazohet nga Lugano në Chiasso

Futbollisti i talentuar shqiptar, Leotrim Kryeziu, është huazuar nga Lugano në Chiasso

Leotrim Kryeziu është një futbollist i talentuar shqiptar, i cili ishte transferuar nga Drita në Lugano. Ai u paraqit për ekipin e të rinjve, derisa këtë sezon në miqësore kishte shënuar ndaj Interit, shkruan albinfo.ch.

Tashmë Kryeziu ka njoftuar se do të huazohet për një vit në Chiasso.

“Ju njoftoj që sot edhe zyrtarisht kam mbyllur transferin tim tek klubi i Chiasso-s (Challenge League) si huazim 1 vjeçar nga klubi im Lugano.

Dua të falenderoj klubin e Luganos për këtë mundësi, gjithë ata që më mbështetën dhe mundësuan kalimin tim te Chiasso, gjithashtu dhe klubin tim të ri Chiasso për besimin e dhënë.

Shpresoj dhe besoj që do të ndihmoj klubin me kontributin tim që të gjendemi sa më lart në Challenge League”, shkruan Kryeziu në Facebook.