Shkurt.ch
Kthehet dimri në Zvicër: Aksident zinxhiror në rrugën e rrëshqitshme
Dhjetë automobila janë përfshirë në ndeshje, bën të ditur Policia Kantonale e St. Gallenit. Por në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar.
Edhe pse tashmë një muaj jemi në stinën e pranverës, dimri i ka bërë edhe një vizitë, shpresojmë të shkurtë, Zvicrës. Temperaturat sot në Zvicrën lindore kanë rënë në rreth 4 gradë dhe ky mot i ftohtë është shoqëruar me shi dhe vende vende edhe me borë.
Kjo gjendje ka shkaktuar edhe aksidente trafiku. Kështu, sot në mëngjes, në autostradën A1 në drejtim të qytetit St.Margrethen, (Kantoni St. Gallen), për shkak të rrugës së rrëshqitshme ka ndodhur një aksident zinxhiror, njofton srf.ch.
Dhjetë automobila janë përfshirë në ndeshje, bën të ditur Policia Kantonale e St. Gallenit, përcjell albinfo.ch. Por në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar.
Ky aksident ka shkaktuar një kolonë të gjatë në mes të lokaliteteve Meggenhus dhe Rheineck. Automjeteve u është dashur të prisnin deri një orë në kolonë.
(Foto: Kapo, St. Gallen)
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit












