Lajme
Kthehet edhe një grup emigrantësh
Janë kthyer në Kosovë shtatë emigrantë që kishin kërkuar azil në Belgjikë. Ata deri në Prishtinë i ka shoqëruar policia belge
Shtatë emigrantë kosovarë nga Belgjika, janë kthyer të enjten në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, duke çuar në 90 numrin e të kthyerve brenda dy ditëve të fundit. Me kthimin e këtyre emigrantëve, autoritetet në Bashkimin Evropian tregojnë përkushtimin e tyre për kthimin e të gjithë azilkërkueseve kosovarë nga BE-ja.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rroksana Qarri, ka konfirmuar për TCH kthimin e emigrantëve nga Brukseli, ndërsa ka paralajmëruar vazhdimin e kthimit të kosovarëve, që janë larguar ilegalisht nga vendi. Emigrantët janë shoqëruar deri në Aeroportin e Prishtinës nga policë civilë të Belgjikës.
Qarri tha se aktualisht e kanë të konfirmuar një avion tjetër, që do të sjellë emigrantë më 11 mars, ndërsa për udhëtimet e tjera tha se janë në pritje të konfirmimit nga shtetet përkatëse.
Ndryshe, derisa po ndodh kthimi gradual i emigrantëve, numri i kosovarëve që po largohen nga Kosova tanimë ka rënë dukshëm.
Një ditë më parë u riatdhesua grupi i parë prej 83 kosovarëve që kishin kërkuar azil në Gjermani, Hungari dhe Austri. Sipas zyrtarëve të MPB-së në Prishtinë, nga procesi i riatdhesimit dhe riintegrimit përfitojnë vetëm ata azilkërkues që kanë ikur nga Kosova para vitit 2010,
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













