Lajme
Kthehet kontingjenti i parë i refugjatëve nga Hungaria
Ambasadori hungarez ka njoftuar se që nga janari i këtij viti kanë hyrë në shtetin e tij mbi 5 mijë kosovarë.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka arritur sot në orët mëngjesit kontingjenti i parë prej 110 emigrantëve kosovarë nga Hungaria. Ata janë pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Lorent Balla. Ata kanë ardhur me një aeroplan të financuar nga Hungaria dhe Qeveria e Kosovës. Shumica e të kthyerve janë të rinj, por në mesin e tyre ka edhe familje me fëmijë, shkruan koha.net.
Ata kishin mësyrë Evropën perëndimore me shpresë për një jetë më të mirë dhe stacioni i parë ishte Hungaia. Njëri nga të kthyerit ka thënë se gjatë qëndrimit janë keqtrajtuar por kjo është mohuar nga ministri Rexhepi dhe ambasadori hungarez. Ata edhe një herë kanë bërë thirrje që nuk ka emigrim ilegal dhe që nuk pranohet azili në vendet evropiane. Ministri Bajram Rexhepi tha se nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa kosovarë që kanë dal ilegalisht në shtetet evropiane. Ndërsa ambasadori hungarez ka njoftuar se që nga janari i këtij viti kanë hyrë në shtetin e tij mbi 5 mijë kosovarë.
Pas arritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të kontingjentit prej 110 azilkërkuesve të Kosovës në Hungari, ata rrëfyen për tmerrin që, sipas tyre, kanë përjetuar atje. “Na kanë trajtuar si kafshë, kemi pasur nga 3 pjesë bukë gjithë ditën për t’i ngrënë”, i ka rrëfyer KTV-së njëri nga të kthyerit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













