Shqipëria

Kthehet në funksion sistemi TIMS në Shqipëri, nuk ka rrjedhje të dhënash

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në Tëitter se sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit.

Sistemi TIMS në Shqipëri është kthyer në funksion mëngjesin e sotëm në disa pika kufitare, pasi një ditë më parë u bllokua për shkak të një sulmi kibernetik. Për kthimin në funksion të sistemit ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

Ai ka shkruar në Twitter se sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit.

“Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash”, ka shkruar Rama, raporton Albinfo.ch.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare Amerikane në një reagim në Twitter tha se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit./Albinfo.ch