Kosova
Kulla “Kadri Zeka”, njȅ arkitekturë e pasur në vete
Kamenica paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Arkitektura e kullave tradicionale, e xhamive, më pas dizajni i odave, artizanateve, bëjnë që veçoritë dhe karakteristikat e tyre të dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe rëndësisë së tyre historike, shkruan albinfo.ch.
Kulla “Kadri Zeka”
Një ndër kullat më të vizituara në Kamenicë është ajo e Kadri Zekes, e cila ka njȅ arkitekturë të pasur si nga jashtë ashtu edhe brenda saj. Kjo kullë gjendet në fshatin Poliqkë apo siç e quajnë edhe ndryshe, Fushëmali, vendbanim i cili shtrihet rreth 30 km në verilindje të Kamenicës. Në këtë fshat u vendosën shumë familje, të cilat u dëbuan nga Sanxhaku i Nishit pas viti 1877/78.
Ndryshimet që ka pësuar objekti vërehen në materialin e përdorur për ndërtim, po edhe për pamjen patjetër. Materiali kryesisht është gurë i gdhendur, nga jashtë me fuga që duken me shije, ndërsa në vend të hatullave dhe shtyllave vertikale, janë të vendosura prej druri, shkruan albinfo.ch.
Kjo kullë ishte e veprimtarit dhe publicistit Kadri Zeka, i cili kishte rënë dëshmor në luftën për të mbrojtur atdheun. Ky vend ka një arkitekturë tradicionale të shtëpive të shek XX.
Kulla “Kadri Zeka” është bërë muze pë vizitorët në vitin 2010. Kjo kullë është meremetuar pasi që kishte pasur disa dëmtime brenda. Në këtë shtëpi – kullë, ka edhe DVD, përmes të cilave vizitorët mund të dëgjojnë Kadri Zekën se si fliste, përkatësisht oratorinë e tij dhe njohjen e shqipes standarde qysh në fillesë të saj. Kjo Shtëpi-muze ia vlen të vizitohet dhe të mësohet nga afër një copëz historie e begatë e atdhetarit të devotshëm Kadri Zeka. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve



















