Lajme

Kultura shqipe do të ushtojë në një festë në Monthey-Chablais

Organizimi mbahet nga Këshilli kantional i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër ‘Naim Frashëri’

Me datë 18 dhjetor në orën 18:00, e shtunë, në Monthey-Chablais do të zhvillohet një festë e madhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe për të gjithë kulturdashësit shqiptare kudo ndodhen. Ajo do të jetë ndryshe nga ditët e tjera dhe do të buçasë nga organizimi i shqiptarëve. Organizimi mbahet nga Këshilli kantional i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër ‘Naim Frashëri’, shkruan albinfo.ch.

Është 30-të vjetorit i LAPSH-it në Zvicër e për këtë arsye është menduar një event madhështor, pikë së pari në kujdesin e ‘Shkollës Shqipe Monthey-Chablais’ që do të organizojë një program të pasur artistiko-kulturor me kulturën shqiptare. Si një rast i veçantë që lidhet me kulturën shqiptare në Diasporë ky event dëshiron të ftojë të gjithë prindërit, arsimdashësit e kulturës shqipe, shqiptarët që mund të vijnë, dhe të interesuarit e tjerë të marrin pjesë që të festojmë së bashku në këtë ditë të shënuar!

Në këtë event janë të ftuar gjithashtu edhe shumë personalitete të shquara kombëtare, prindër, aktivistë, mësues/ mësuese që do i shtojnë zbukurimin dhe zhvillimin më interesant festës.

‘Kur jam i vogël kam nevojë të mësoj gjuhën amtare, historinë dhe kulturën shqiptare’. Kjo duhet të jetë motoja nga shqiptarët dhe nga Këshilli kantional i Lidhjes së Arsimtarëve dhe të Prindërve Shqiptarë në Zvicër ‘Naim Frashëri’.

Për këtë është dhe ndihmë për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, Instituti Zviceran i studimeve Shqiptare/ Institut Suisse d’Etudes Albanaises, Shoqata e studentëve Shqiptarë në Lausanne, Albanian Engineering of Switzerland.

Por në veçanti do jenë dy të ftuar specialë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër/ Ministria e Arsimit të Kosovës

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër

Nuk mjafton vetëm kaq, për ta plotësuar kuadrin e eventit kulturor si qershia mbi tortë do të ftohen edhe:

Teatri ‘’Kurora’’ i Nion-it të Zvicrës,

Ansambli i këngëve dhe valleve ‘’Ilirët’’ Lausanne,

Grupi muzikor ‘’Art Band’’ Lausanne,

Muzikë të bukur të zhanreve të ndryshme si: argëtuese, popullore, moderne, të huaj etj.

Artisti, Monologu, Poeti i këngës dhe Lahutës Shqiptare- Çun Lajçi

Swiss Albania Event- Lausanne

Ushqimet tradicionale do të përgatiten me kujdes dhe dashuri nga prindërit e ‘’Shkollës Shqipe Monthey Chablais’’ kurse për pijet freskuese dhe artikujt e ndryshëm ushqimorë do të kujdeset – Top Marche. Nga ana tjetër nuk mund të mungonte për një event të tillë në mbrëmje shoqëria e një gote vere. Ajo do jetë nga vera tradicionale nga Rahoveci i Kosovës –Castle Albatros®️

Kujdes: Certifikata Covid është e Obligueshme për hyrje brenda/ Certifikat Covid est obligatoire!

Adresa: Pavillon des Mangettes, Route de Boeuferrant- Sud 45, 1870 Monthey – Ose ndjek Balonat e kuq

Për më shumë informata 079 856 51 00/ [email protected]

Ju mirëpresim, ardhja juaj na nderon!

Ne jemi gjithmonë së bashku!


 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit18 Dhjetor 2021
  • Ora18:00
  • LokacioniPavillon des Mangettes, Route de Boeuferrant- Sud 45, 1870 Monthey
  • Data e përfundimit12 Dhjetor 2021 - 23:00