Maqedonia
Kumanovë: Një person humb jetën, tre të tjerë të lënduar
Një nëpunës policor e ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në Kumanovë, pasi në ta është përplasur 40-vjeçari S.J. me automjetin e tij, kumtoi sot SPB Kumanovë.
Njëri nga të lënduarit raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, 45 minuta pas mesnate në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, në afërsi të udhëkryqit me lagjen “Ajduçka Çeshma”, automjeti motorik i udhëtarëve “Mercedes”, me targa të Kumanovës, të drejtuar nga S.J. (40), është përplasur në 37-vjeçarin V.C. nëpunës policor dhe në 25-vjeçarin A.M. kandidat për nëpunës policor, të cilët ishin në detyrë zyrtare.
V.C. ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa A.M. me lëndime të rënda trupore është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan alsat m, përcjell albinfo.ch.
Shoferi me automjetin “Mercedes” ka ikur nga vendi i ngjarjes, pastaj në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë në afërsi të hotelit “Satelit” është përplasur në automjetin e udhëtarëve “Shkoda” me targa të Kumanovës.
Shoferi i automjetit “Shkoda” dhe bashkudhëtari D.J. (42) kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa A.J. (52) lëndime të lehta, me ç’rast D.J. është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa të lënduarit të tjerë janë dërguar në spitalin në Kumanovë.
Shoferi me inicalet S.J. është dërguar në spitalin në Kumanovë, ndërsa kundër tij gjatë ditës do të parashtrohet kallëzim penal.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane














