CH-Ballkani
“Kundër shkëmbimit të territoreve”
Bildt, Ashdown, Schwarz-Schilling: Të braktisen propozimet për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë
Ish-përfaqësuesit e Lartë të OKB-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Carld Bildt, Paddy Ashdown dhe Christian Schwarz-Schiling i janë drejtuar një letër të hapur Përfaqësueses së Lartë të BE për Politikën e Jashtme Federica Mogherini dhe ministrave të Jashtëm të BE për diskutimin për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.
Në letër ata shprehin “shqetësim të thellë” për sugjerimet e bëra nga zyrtarë të lartë të BE se ata mund të mbështesin një marrëveshje midis Presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, që parashikon shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës përmes “korrigjimit të kufijve”, raporton “DW”.
“Ne e njohim rajonin mjaft mirë, për të deklaruar se zhvendosja e kufijve në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë ndarjet, por do t’i thellojë ato”, konstatojnë në letër Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, përcjell albinfo.ch.
Përsa i përket Bosnjë dhe Hercegovinës ata shprehin shqetësimin se një veprim i tillë do t’u jepte “mbështetje atyre që do të preferonin ta shpërbënin vendin, që bëjnë tashmë thirrje për një kthim në statuskuonë para Daytonit”.
Më tej ata theksojnë se e njohin BE dhe Evropën mjaft mirë për të kujtuar “se parimet tona dhe historia jonë e përgjakshme na mësojnë që paqja e qëndrueshme mund të vijë vetëm kur mësojmë të jetojmë në komunitete multietnike, në vend që të ricaktojmë kufijtë për të krijuar komunitete monoetnike”.
Paddy Ashdown, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling theksojnë se “asnjë politikë nuk ka më shumë gjasa që të na kthejë pas në ndarje dhe konflikt në Ballkan se ajo që me sa duket po mbështesin disa”.
Ata nuk kanë dyshim se kjo “rrezikon të destabilizojë marrëveshjet aktuale si në Maqedoni, të minojë unitetin e shteteve si Bosnja” dhe të inkurajojë ata që dëshirojnë të shohin shkëmbime territoresh si në Ukrainë, “që ka gjasa të çojë në eksodin e minoriteteve nga komunitetet e tyre ekzistuese”.
Së fundi Bildt, Ashdown dhe Schwarz-Schilling, që qenë përfaqësues të OKB-së në Bosnjë e Hercegovinë midis viteve 1995 deri 2007, bëjnë thirrje që propozimet e mësipërme për ndryshimin e kufijve “të braktisen pa vonesë”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











