Lajme
Kundërshtime ndaj projektit të Starlink në Leukerbad
Një grup qytetarësh në Leukerbad (kantoni Valais) ka paraqitur të dielën një ankesë zyrtare kundër instalimit të 40 antenave satelitore Starlink, projekt i propozuar nga kompania amerikane SpaceX në pronësi të Elon Musk. Ankesa është drejtuar kundër lejes së ndërtimit të dhënë për projektin dhe përmend shqetësime shëndetësore, rrezik nga rrezatimi dhe cenim të sovranitetit të të dhënave, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Kryesuese e iniciativës kundërshtuese është Hanna Schnyder-Etienne, mjeke familjeje nga Leuk, e cila ka shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme shëndetësore nga valët e antenave. “Janë planifikuar 40 antena që do të lëshojnë rrezatim shumë më tepër drejt nesh,” tha ajo për RTS, duke theksuar se edhe inxhinierë të pavarur i mbështesin shqetësimet e saj.
Përveç aspektit shëndetësor, kundërshtuesit janë kritikë edhe ndaj faktit që projekti është pjesë e rrjetit global të Elon Musk. “Ky është një projekt që synon të lidhë të gjithë planetin dhe i jep fuqi të madhe disa kompanive,” deklaroi Adrien Pinho, anëtar zëvendësues i Këshillit të Madh të Valais. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kontrollit shtetëror mbi infrastrukturat e ndjeshme.
Megjithatë, jo të gjithë janë kundër. Alain Bregy, presidenti i komunës së Leuk, mbështet projektin dhe e sheh si një mundësi zhvillimi ekonomik për rajonin. “Strukturat e reja transmetojnë në lartësi më të ulëta dhe janë më pak të rrezikshme,” tha ai, duke iu referuar ndryshimeve teknologjike në krahasim me antenat tradicionale, transmeton albinfo.ch.
Projekti ka gjetur përkrahje edhe nga strukturat e mbrojtjes civile, të cilat e shohin sistemin Starlink si një mjet të dobishëm në raste emergjencash. Këshilltarja Kombëtare Isabelle Chappuis përmendi rastin e Zermatt këtë pranverë, ku rrjetet tokësore dështuan gjatë një stuhie bore, duke i lënë edhe ekipet e shpëtimit pa komunikim.
Megjithatë, autoritetet federale mbeten të kujdesshme. “Satelitët nuk depërtojnë në ndërtesa apo automjete si sistemet tokësore,” theksoi Markus Hess nga Zyra Federale për Mbrojtjen Civile. Ai shtoi se satelitët duhet të shihen si zgjidhje plotësuese, jo zëvendësim për infrastrukturën ekzistuese.
Aktualisht, çështja është në duart e administratës dhe pritet shqyrtimi i ankesës si dhe një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e projektit Starlink në Leukerbad, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











