Kosova
Kurti: 28 Nëntori bashkoi shqiptarët, këtë herë edhe ndaj tragjedisë
Ai tha se flijimi i familjes Jashari ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili me këtë rast theksoi se 28 Nëntori është data e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemalin dhe Adem Jasharin, datë kjo e gjithë shqiptarëve që bënë bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti theksoi se festa kombëtare që i bashkon gjithë shqiptarët, këtë herë bashkoi edhe ndaj tragjedisë në zonën e Durrësit, që sipas tij, tronditi mbarë kombin shqiptarë kudo që janë.
“28 Nëntori është data, e cila i bashkon Skënderbeun, Ismail Qemajlin dhe Adem Jashari. Pra, kjo datë është gur themel yni që bën bashkë flamurin kuq e zi, pavarësinë e Shqipërisë dhe kryengritjen e UÇK-së. Është festa jonë kombëtare, e cila na bashkon, e kësaj radhe na bashkoi edhe kundrejt një fatkeqësie tragjike në zonën e Durrësit që tronditi mbarë kombin tonë, jo vetëm në Ballkan, por kudo që janë shqiptarët. Solidariteti që po tregojmë tani për njëri-tjetrin është dëshmi se kur është nevoja, jemi një popull në këmbë, të gjithë për secilin, secili për të gjithë dhe bashkë do t’ia dalim”, theksoi Kurti.
Ai tha se flijimi i familjes Jashari ia dha hovin vendimtar kryengritjes, çlirimit e lirisë sonë. Kurti theksoi se në Prekaz kanë rënë gjithsej 59 dëshmorë, në një betejë të paparë jo vetëm në historinë e popullit shqiptar kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë.
“Pas nderimeve te përmendorja e Ismail Qemalit në Prishtinë, erdhëm këtu në Prekaz për të bërë nderime tek Jasharajt. Këtu kanë rënë gjithsej 59 dëshmorë, prej të cilëve 15 kanë qenë gra e 15 fëmijë, në një betejë të paparë jo vetëm në historinë tonë kundrejt një rrethimi të hekurt të forcave të Serbisë. Por, ky flijim ia dha hovin vendimtar kryengritjes sonë dhe çlirimit e lirisë sonë. Shaban e Zahide Jashari, Hamëz e Feride Jashari, Adem e Adile Jashari dhe Zarife Jashari me gjithë familjen e farefisin u flijuan për lirinë tonë, për pavarësinë tonë, për bashkimin tonë”, tha ai.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj














