Kosova
Kurti: Më 14 shkurt 2021 ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë
Kurti: Më 14 shkurt në Kosovë shënohet edhe dita e dashurisë ndaj Republikës sonë
Sot, kryeministri Albin Kurti në hapjen e mbledhjes së Qeverisë tha se 14 shkurti – trevjetori i fitores së Vetëvendosjes – është ditë e dashurisë për “vlerat dhe interesit të përbashkët” të qytetarëve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“14 shkurti është vullneti i këtij populli për të ndërtuar të ardhmen e tij mes popujve e shteteve të tjera të barabarta, të zhvilluara, demokratike e të forta. Kosova e 14 shkurtit sot pas tre vjetësh është Republikë më e fortë, më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e mirë për të jetuar. Në Republikën e Kosovës më 14 shkurt nuk shënohet thjesht vetëm Dita e Dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës sonë. 14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët. Urime 14 shkurti!”.
Kurti gjithashtu numëroi edhe punën e Qeverisë të bërë në këto tre vjet, ku përmendi disa fusha, përfshirë edhe menaxhimin në krizat që ndodhën gjatë kësaj periudhe.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











