Kosova
Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri: Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës
Kurti: Kemi krijuar një rritje ekonomike prej 10.53 për qind
Bëhet e ditur se 16 kompani nga Austria dhe nga Kosova, nga dhjetë sektorë të ndryshëm, kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se forumi ka për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve biznesore ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për mundësinë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë. Ai përmendi ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës, me ç’rast ftoi kompanitë austriake të aplikojnë.
Ai tha se kanë arritur t’i krijojnë 25 mijë vende të reja të punës dhe me një rritje të ekonomisë me 10.35 për qind.
“Shkathtësitë e qeverisjes kanë përparësi e kanë profit. Kosova është falënderuese për mbështetjen nga qeveria austriake dhe mbetet ndër partnerët tonë tregtarë. Në tema të ndryshme në çështje të bashkëpunimit tregtar. Shumë kompani të suksesshme do të takohen me biznese në Kosovë dhe do të shkëmbejnë çështje të fokusit të përbashkët. Meqë po flasim për shtëpi të dytë kur takohemi me palë austriake, dua të përmend lidhjet historike të projektit hekurudhor Carl Gega. Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Carl Gegës. Ftoj qeverinë austriake të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore”.
“Duam të ndërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës dhe pse jo ta emërtojmë hekurudhën Carl Gega. Kosova është vendi më i mirë për bërje të biznesit. Investimi në Kosovë do të jetë sukses për ju. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja. 10.53 është rritja ekonomike. Vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë. Vlera e mallrave 62 për qind. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë. Përkushtimi për sundim të ligjit po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













