Kosova
Kurti: Nga anëtarësimi i Kosovës në KiE fiton demokracia
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas kalimit të fazës së Asamblesë së Përgjithshme të KiE-së. “Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, shkruan Kurti.
Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës sipas tij fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz












