Kosova
Kurti: Po punojmë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe këtë vit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulimin e kostos së policës kufitare për mërgimtarët.
Në fjalën hyrëse në mbledhjen e qeverisë, Kurti u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarët. Ndërkaq, ka shtuar se aplikimi për rimbursim bëhet online.
“Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare. Procedura vazhdon të jetë e thjeshtë. Polica mund të bëhet edhe fizikisht, por edhe online para se të nisen. Ata pastaj mund të aplikojnë për rimbursim. Mërgata jonë, jeni pjesë integrale. Ministria e Diasporës po punon për projektligjin për Diasporën”, tha ai.
Po ashtu, Kurti shtoi se është duke u punuar për herë të parë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
“Sakrifica dhe mundi juaj është që të qëndroni sa më afër në Kosovë. Unë ju uroj të gjithë juve për pushime sa të mira”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh Nga viti 2027, përfitimet përtej limitit ditor nuk do të rimbursohen - Mbi 30,000 nënshkrime u... -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike












