Lajme
Kurti: Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është i pakthyeshëm
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se rezultati i dalë në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019 është i pakthyeshëm.
“Më 6 tetor ka ndodhur ndryshimi i madh. Ka dalë zogu nga lëvozhga dhe nuk kthehet dot më. Presidenti po do ta kapë trenin e fundit, por i ka ikur dhe s’ka më trena për Presidentin”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Kurti në konferencë ka pohuar se orvatjet antikushtetuese nga ana e Presidentit Hashim Thaçi vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan dhe shtetin demokratik.
“Por, nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit. Nuk mund të na kthejnë para 6 tetorit”.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme me të përfunduar situata me pandeminë.
“Për Qeveri të re kemi theksuar se duhet të mbahen zgjedhjet e reja porsa të përfundojë pandemia, veprimet e tjera janë devijime – janë tejkalim i kompetencave të Presidentit”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave












