Kosova
Kurti: Samiti i 6 dhjetorit e kthen Tiranën në kryeqendër evropiane
Samiti i 6 dhjetorit, ku pritet takimi i nivelit të lartë mes liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “e kthen Tiranën në një kryeqendër evropiane”, përcjell albinfo.ch.
Këtë koment Kurti e bëri gjatë një ndalese në Bashkinë e Kukësit, ku zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici.
”Ky samit e kthen Tiranën kryeqendër evropiane. Dëshiroj marrëdhënie shumë të mira mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, tha Kurti.
“Jam i gëzuar që ky samit po mbahet në një kryeqytet si Tirana. Jemi të bindur se BE-ja është e ardhmja dhe fati ynë. Mezi pres që krejt Ballkani, ne si qeveri dhe shteti i Kosovës, t’i bashkëngjiten BE-së”.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ish-kryeministri Pandeli Majko, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë kësaj ndalese në Kukës, Kurti vendosi një tufe me lule edhe te varri i Hasan Prishtinës, i cili prehet në varrezat e dëshmoreve të këtij qyteti.
Aktualisht kryeministri Kurti dhe drejtues të tjerë të institucioneve të Kosovës, sot ndodhen në Vlorë për të marrë pjesë në aktivitetet për nder të 28 Nëntorit.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












