Kosova
Kurti-Sardit: Zgjedhjet janë mundësi për tejkalimin e krizës
“Nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte”, ka thënë Kurti në takim thuhet në njoftimin e kësaj partie
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, kanë takuar ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin.
“Nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte”, ka thënë Kurti në takim thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Ai në takim ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se: “nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës”.
Në njoftim theksohet se prfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! sqaruan se si zgjedhjet janë zgjidhja që do të mundësonte tejkalimin e krizës institucionale të krijuar në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












