Kosova
Kurti thotë se po punojnë për rrëzimin e Qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet janë të domosdoshme për Kosovën që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik, prodhimit e punësimit.
Kurti shprehet kategorikisht kundër propozimeve për një Qeveri gjithëpërfshirëse apo edhe teknike.
“Ne të Lëvizjes Vetëvendosje nuk udhëhiqemi nga parashikimet, por nga parimet. Ne dëshirojmë që të ketë sa më parë për interesin e vendit zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje demokratike, nga të cilat do të dalin institucione me legjitimitet të freskët, edhe qeveri e re, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit ekonomik të vendit që koncentrohet në prodhim e punësimi dhe tek drejtësia institucionale dhe gjyqësore, e cila përqendrohet te luftimi i krimit e korrupsionit”, ka thënë Kurti për Ekonomia Online.
Kreu i VV-së thotë se me LDK-në janë duke bashkëpunuar për të siguruar numrat për rrëzimin e Qeverisë, por që nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Listës Serbe në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës Banorët e Zvicrës përballen me rritje të TVSH-së... -
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor












