Kosova

Kurti viziton Komunën e Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë në Komunën e Leposaviqit, përcjell albinfo.ch.

Ai është pritur në takim nga kryetari Lulzim Hetemi.

Kjo është konfirmuar nga Zyra e kryetarit Hetemi.

Nuk bëhet e ditur se çka është diskutuar brenda takimit.

Takimi i sotëm ndodh disa ditë para se të ndodhë votimi për shkarkimin e katër kryetarëve në këto komuna veriore.

Kryetari aktual i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pas zgjedhjes ishte mbyllur për disa muaj në zyrë.