Kosova

Kurti: Zhvillimi i Kosovës lidhet direkt me kontributin e mërgatës

Fjala e hapjes së kryeministrit të Kosovës, në Forumin e Bizneseve të Diasporës

Kurti u shpreh që është i kënaqur të bëjë hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës dhe shpreson që përmes rrjetëzimit që ofron ky forum të lidhen partneritete bashkëpunimi në mes të bizneseve të Kosovës dhe atyre të diasporës, shkruan albinfo.ch.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai gjithashtu e pati një thirrje për diasporën e Kosovës. “Thirrja jonë është që të kontribuohet për Kosovën, tashmë jo duke u sakrifikuar, por duke kontribuar”.

Kurti shtoi që qeveria është duke punuar që diaspora të jetë pjesë integrale e ekonomisë dhe kulturës në Kosovës.

“Jemi në situatën që kemi nevojë për shkathtësi, dije dhe punën e mërgatës tonë dhe jo vetëm për financa”, shtoi Kurti.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

I pari i ekzekutivit shtoi që Kosova është vendi i duhur për të bërë investime, prandaj i ftoi bizneset e diasporës që të investojnë.

Ai më tej tha se pozita gjeografike e Kosovës, aeroporti modern, infrastruktura rrugore, afërsia e porteve e bëjnë vend të volitshëm tregtar e transportues, ndërsa theksoi se po punojnë që të modernizohen edhe hekurudhat dhe të shtohet potenciali transportues.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Popullsia e re, profesionale që flet gjuhë të huaja, teknologjia e përparuar, qasja në internet e qiratë e ulëta, e bëjnë vend për investime”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova ka mbi 650 kompani në fushën e teknologjisë së informacionit, shumica e të cilave shërbejnë edhe në tregjet e jashtme.

 

Yll blakaj, kryetar i Rrjetit të Biznseve Shqiptare në Austri

Blakaj: Të hapet Shtëpia e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj ka thënë se Kosova duhet të jetë më e gatshme në pranimin e ofertave që vijnë nga jashtë.

“Forume të tilla  organizohen çdo vit nga Rrjeti i Bizneseve dhe tashmë kjo është bërë një traditë e këtyre eventeve. Edhe vitin e kaluar kemi organizuar një konventë të suksesshme mes bizneseve nga diaspora dhe atyre nga Kosova. Bashkë me anëtarët e përgjithshëm të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare nëpër botë, kemi konstatuar se rrjetëzimi po vazhdon me sukses por edhe lidhja në mes bizneseve shqiptare dhe sigurimi i tregut në Evropë për prodhimet nga Kosova”, ka thënë Blakaj, ndërkohë nga kryeministri Kurti ka kërkuar që të hapet Shtëpia e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë.

“Zoti Kryeministër, ashtu siç kam theksuar, këtij bashkëpunimi i duhet ndihma e institucioneve të Kosovës, ndërkohë si Rrjet kemi menduar që të bëhet një Shtëpi e Bizneseve të Diasporës në Kosovë, e cila do të intensifikon angazhimin e bizneseve, të largon burokracitë e panevojshme shteterore si  dhe të bën shtetin tonë të kalon nga faza e remitencave që pranon nga diaspora, në investime kapitale”.

 Ndryshe, gjatë këtij Forumi do të paraqiten bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime mes afaristëve.

Gjithashtu, vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të vendit tonë.