Kosova
Kurti zotohet për masa të reja anti-Covid
I mandatuari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhet kryeministër.
Ai në fjalën e tij renditi prioritetet dhe planet e Qeverisë së tij. Në fillim të fjalimit ai përmendi: “Jemi mbledhur këtu për ta jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet që ishin porsi një referendum”.
Ai fillimisht paralajmëroi se Qeveria e tij në ditët e para të punës do të marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Brenda vitit synojmë imunizimin e popullsisë”, tha Kurti, duke u shprehur se do të synojnë që t’i sigurojnë vaksinat shpejt.
Ai tha se arsimi, ekonomia e shëndetësia kanë nevojë për reforma, ndërsa përmendi edhe situatën e rëndë që e ka shkaktuar pandemia.
“Viti që lamë pas ka peshuar e rënduar më shumë te ata që janë më të dobët”, tha Kurti, duke shtuar se “e kuptoj dhe e di se sa e vështirë është situata për qytetarët e vendit”. Ai tha se sot fillon rruga në të cilën ata do ta synojnë barazinë dhe drejtësinë për të gjithë.
“Do të fillojmë me drejtësi. Procesi i vetingut do të vazhdojë aty ku është ndaluar”, tha Kurti, duke theksuar këtë si prioritet me rëndësi. Ai shtoi se prokurorët dhe gjykatësit do t’i nënshtrohen vlerësimit “për t’u siguruar se qytetarët kanë institucione të paanshme të drejtësisë”.
Ai u zotua edhe për reformimin e sistemit shëndetësor. “Do të kërkojmë profesionalizëm dhe integritet nga mjekët”, tha Kurti, duke premtuar krijimin e një fondi për sigurime shëndetësore.
“Askush s’duhet të falimentojë vetëm sepse është sëmurë”, tha ai.
Ai premtoi edhe reforma në Polici, duke premtuar garantimin e pensionimit të parakohshëm të policëve. Ata që zgjedhin ta bëjnë këtë, tha Kurti, do të zëvendësohen nga zyrtarë të rinj të Policisë.
“Forcimi i integritetit në Policinë e Kosovës do të jetë prioritet i yni”, tha Kurti, duke premtuar veting edhe në këtë institucion të sigurisë.
Ai po ashtu paralajmëroi edhe padi ndaj krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Ai tha se me Serbinë s’do ta bëjnë asnjë kompromis tjetër, duke përmendur paraprakish pakon e Martti Ahtisaarit.
Si prioritet në dialogun me Serbinë përmendi zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj Studentët e rinj në Institutin Federal të Teknologjisë të Lozanës (EPFL) nga jashtë do të duhet...
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?