Lajme
Kurti:Task forca për njohje, mekanizëm për akomodim në Qeveri
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po shpik institucione të reja, duke mos arritur asnjë rezultat
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, themelimin e task force për njohje nga Qeveria e Kosovës, e ka cilësuar si mekanizëm për akomodim në Qeveri të partnerëve të koalicionit – Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po shpik institucione të reja, duke mos arritur asnjë rezultat. “Kjo tollovi qeveritarësh te punët e jashtme është rezultat i akomodimit të interesave e ambicieve personale të politikanëve”, ka thënë Kurti për Express.
Ditë më parë ministri i Punëve të Jashteme, Enver Hoxhaj paralajmëroi se Qeveria e Kosovës shumë shpejt do ta zyrtarizojë një task force për lobim.
Sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet Thaçit dhe Pacollit, në krye te këtij mekanizmi do të jetë Pacolli, i cili tashmë është duke e ushtruar postin e pëvendëskryeministrit të parë.
Pa e përmendur emrin e Pacollit, Kurti mendon se nuk janë gjetur njerëzit e duhur për pozitat e shpikura nga Qeveria.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














