Lajme
Kush do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë
Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e para të vaksinave pritet të vinë nga COVAX, ndërsa me to do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë e të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët socialë, si dhe personat me sëmundje kronike, raporton Gazeta Express.
COVAX pritet ta furnizojë Kosovën me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19.
Furnizimi ishte paraparë të bëhej në fund të këtij muaji, por që ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë, andaj edhe mund të ketë vonesa deri në muajin mars.
Me ardhjen e këtyre vaksinave, gjatë muajit mars pritet të vaksinohet një pjesë e qytetarëve.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se të parët që do të vaksinohen me këto vaksina do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët socialë, si dhe personat me sëmundje kronike.
Pjesa tjetër e qytetarëve do të vaksinohet me dozat e tjera të vaksinës, me të cilat nuk dihet se kur mund të furnizohemi.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën se kanë përgatitur planin e imunizimit kundër COVID-19 si dhe kanë trajnuar personelin shëndetësor që merren me vaksinim.
“OBSH ka miratuar vaksinën AstraZeneca/SKBio dhe SIIL për përdorim emergjent kundër COVID-19. Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ka trajnuar personelin që merren me vaksinim, ka përforcuar kapacitetet e zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe ka në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistiken përcjellëse për krejt këtë proces”, është thënë për gazetën.
Megjithëse është thënë se në fund të këtij muaji Kosova do të furnizohet me vaksinat kundër COVID-19, zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi nuk kanë dhënë informacione se kur saktësisht mund të furnizohet vendi, duke thënë se as vetë nuk kanë informacione.
Infektologë në vend e kanë parë shumë të rëndësishëm vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që të menaxhohet situata, e të ndalet përhapja e variantit të ri të COVID-19.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka apeluar tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e menaxhimin e COVID-19.
Kujtojmë që derisa Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, shumë shtete të rajonit, përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë, tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë./GE
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën