Kosova
Kuvendi i Kosovës i miraton marrëveshjet ndërkombëtare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ua kanë dhënë dritën jeshile marrëveshjeve ndërkombëtare, që kërkojnë dy të tretat e votave.
Në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga opozita pikërisht për votimin e marrëveshjeve, ka arritur të kalojë me 96 vota marrëveshja financiare “IPA 2017”, pjesa e parë.
Gjithashtu, është votuar edhe marrëveshja tjetër mes Kosovës e BE-së “Evropa për qytetarët”, si dhe marrëveshja ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
Deputetët votuan edhe marrëveshjen për financim për autostradën Zahaq- Pejë. Por, debati më i madh u bë për projektligjin për aderimin e Republikës së Kosovës në shkollën Rajonale të Administratës Publike ReSPA.
Opozita ka kritikuar faktin se ky projektligj Kosovën e njeh si UNMIK. Vjosa Osmani ka kërkuar sqarime nga ministri Mahir Yakcilar, pse nuk i është referuar Kosovës me emrin e saj kushtetues.
Por, ministri ka thënë se UNMIK-u ka qenë vetëm në takimet fillestare, meqë kjo shkollë është themeluar në vitin 2006, por që, pas pavarësisë UNMIK-u më nuk ka lidhje me këtë. Edhe kryeministri është sqaruar rreth kësaj çështjeje. Megjithatë, ky projektligj nuk arriti të marrë 80 vota të deputetëve, pavarësisht se u tentua tri herë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita, ku do të diskutohet për ‘korrigjimin e kufijve’. Ai ka shtuar se duan të nxjerrin një rezolutë, e cila sqaron paprekshmërinë e territorit të Kosovës. Pas përfundimit të këtyre pikave, deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes e kanë lëshuar sallën, duke vazhduar me bojkotin e tyre.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













