Kosova
Kuvendi nuk miraton rezolutën për faljen e gjobave
Sot në Kuvendin e Kosovës me vetëm 22 vota për nuk është miratuar rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë, COVID-19.
Fillimisht u propozua nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kërkoi suspendimin e të gjitha gjobave me qëllim që të ndihmohen bizneset dhe qytetarët.
Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në emër të propozuesit të interpelancës ka kërkuar faljen e borxheve ndaj bizneseve, pasi sipas tij, shumë prej tyre rrezikojnë të falimentojnë dhe shumë vende të punës t’i mbyllin për shkak të pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Tahiri tha se është e domosdoshme dhe legjitime falja e borxheve.
“Për të gjithë ne është shumë e qartë se gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin dhe nga ligji për menaxhimin e pandemisë, sidoqoftë meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll. Kemi hyrë në një periudhë që përpos shëndetit publik, duhet t’i adresojmë edhe dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është kompetencë e ministrisë që t’i falë gjobat bizneseve të prekura nga pandemia.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














