Kosova
Ky është pazari i Vetëvendosjes dhe LDK-së
Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare
“Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike (LDK) kanë qëndrime të ndryshme në qeveri”.
Burime të Kohës Ditore kanë thënë të hënën se është LDK-ja ajo, e cila refuzon që këto dy parti që kanë dalë të parat në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, të udhëheqin me numër të barabartë dikasteresh qeveritare.
Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare, të cilat në garën elektorale prezantuan programe jo pak ambicioze dhe premtuan standard të ri qeverisës. LVV-ja, një subjekt që i përket spektrit të majtë, për herë të parë ka dalë parti e parë për kah numri i votave. Rezultatet preliminare kanë treguar se pro saj ishte 25.5 për qind e trupës votuese. Në anën tjetër, LDK-ja, parti e djathtë, është ranguar e dyta me 24.8 për qind të votave. Ajo në disa mandate ka qenë në pushtet, por vetëm diçka më shumë se dy vjet ka drejtuar Qeverinë.
Përpara zgjedhjeve, kishin dështuar negociatat mes këtyre partive për të garuar si koalicion. Ndërkaq, pak ditë pas mbajtjes së tyre, kanë vënë komunikime zyrtarët më të lartë partiakë dhe kanë deklaruar besimin se do të bashkëqeverisin. Por, sipas një burimi të besueshëm, në LDK duan që subjekti nga i cili del kryeministri, të ketë 4 ministri më pak sesa partneri i dytë qeverisës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur Qyteti i Gjenevës ka zbuluar se llogaritë e tij do të tregojnë një tepricë prej 200...
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’
-
Netflix në Zvicër, me kosto të lartë