Bota
Ky është shteti me normën më të ulët të papunësisë në BE
Shkalla e papunësisë brenda zonës ishte 7.7 në muajin mars të këtij viti, derisa në mars të vitit të kaluar shifra ishte 8.5 %, kurse më 2011 ishte 7.8 %, raporton “Eurostat”.
Kjo është shkalla më e ulët e papunësisë në eurozonë, e regjistruar që nga shtatori i vitit 2008. Duke marrë parasysh shtetet e BE-së, norma e papunësisë ishte 6.4 % në muajin mars, për dallim nga 6.5 % në shkurt të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Eurostat vlerëson se 15.907 milionë burra dhe gra në BE, prej të cilëve 12.630 milionë zonën e euros, ishin të papunë në mars të vitit 2019. Krahasuar me shkurtin e vitit 2011, numri i personave të papunë është ulur me 172000 në BE dhe me 174000 në zonën e euros. Krahasuar me marsin e vitit 2011, papunësia ra me 1.430 milionë në BE dhe me 1.172 milionë euro në eurozonë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në shtetet anëtare të BE-së, normat më të ulëta të papunësisë në mars 2019 janë regjistruar në Çeki (1.9%), Gjermani (3.2%) dhe Holandë (3.3%). Normat më të larta të papunësisë janë vërejtur në Greqi (18.5% në janar 2019), Spanjë (14.0%) dhe Itali (10.2%).
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













