Turizëm
Kjo perlë e Shqipërisë renditet ndër 30 plazhet më mahnitëse në Europë
Nga një perlë e fshehur përgjatë Rivierës Shqiptare, në një vend të nxehtë të famshëm në Francë dhe plazhet më të mira në ishujt grekë, gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen gjatë kësaj vere.
Mes destinacioneve të Greqisë, Turqisë, Portugalisë, Francës etj, ”Evening Standard” ka renditur dhe Rivierën Shqiptare, ku veçon plazhin e Drimadhësit afër Dhërmiut, mes 30 plazheve më mahnitëse në Europë që duhet vizituar këtë verë.
“Një nga gjërat më të mira për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar është se ne kemi disa plazhe të shkëlqyera rreth nesh. Jo vetëm në Britani të Madhe, por fqinjët tanë europianë gjithashtu mburren me disa nga plazhet më mahnitëse në botë”, shkruan gazeta londineze.
“Shqipëria ndoshta nuk është vendi i parë që mendoni kur imagjinoni një destinacion europian për plazh, por plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare kanë ngjyrën blu të fortë si plazhet e Greqisë, por pa rrëmujë dhe turistë të shumtë. Gjiri i vogël në Drimadhes është më i miri për t’u vizituar, me një shkëmb të madh që ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Mos e humbisni por zbulojeni”, shkruan ”Evening Standard”.
Si të arrini atje: një fluturim i drejtpërdrejtë tre orësh do t’ju vendosë në aeroportin e Tiranës dhe një udhëtim prej gati katër orësh me makinë ju çon në këtë plazh, shkruan kult plus, përcjell albinfo.ch. Bëjeni një udhëtim rrugor në Shqipëri dhe ndaluni në qytetet e vogla përgjatë rrugës.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër














